Brazili i kualifikuar, Kameruni shpreson

Kameruni dhe Brazili përballen me njëri-tjetrin në ditën e tretë dhe të fundit të grupit G, në ndeshjen e cila së bashku me Serbi-Zvicër do të mbyllin zyrtarisht fazën e grupeve të Kupës së Botës, “Katar 2022”.
Kameruni është ende në garë falë rikthimit kundër Serbisë: Luanët e Paepur ishin në humbje 3-1 në më pak se gjysmë ore nga fundi i ndeshjes, por arritën të rikthehen në lojë duke marrë një 3-3 që i lejon ata të shpresojnë në kualifikim. Edhe nëse çështja Onana, i pezulluar nga Federata për arsye disiplinore, po i lëkundet gjërat.
Nga ana tjetër, Brazili tashmë është i kualifikuar në fazën eliminatore falë fitores 1-0 ndaj Zvicrës, me një goli të bukur të shënuar në finale nga Casemiro.
Kameruni dhe Brazili u përballën për herë të fundit në fazën finale të Kupës së Botës në vitin 2014, në edicionin e zhvilluar në Brazil. Në atë rast ishte Seleção ai që mbizotëroi 4-1, falë një dopiete të Neymar dhe golave të Fred dhe Fernandinho, të ndërthurur me një barazim të çastit nga Matip.
Kamerun-Brazil, ndeshja e vlefshme për ditën e tretë dhe të fundit të grupit B të Kupës së Botës, do të luhet të premten më 2 dhjetor në orën 20.00.
KAMERUN-BRAZIL
KAMERUNI(4-3-3): Epassy; Fai, Castelletto, Nkoulou, Tolo; Anguissa, Oum Gouet, Hongla; Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi. Trajner: Song.
BRAZILI(4-2-3-1): Ederson; Dani Alves, Eder Militao, Bremer, Alex Telles; Fabinho, Fred; Rodrygo, Antony, Martinelli; Gabriel Jesus. Trajner: Tite.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



