“Bredhi i Sotirës”, afro 2 mijë vizitorë përgjatë 8 muajve të këtij viti
Promovimi i Parkut Natyror ” Bredhi i Sotirës ” nga strukturat shtetërore dhe vendore, ka bërë që në 8 muaj e parë të vitit zona të ketë vizitueshmëri të lartë krahasuar me një vit më parë.
Vlerat shkencore dhe eko-turistike, biodiversitet i lartë , në sipërfaqen prej 1740 hektarë të parkut, por edhe mikpritja jo vetëm në Sotirë, por edhe në fshatrat përreth, kanë rritur interesimin e vizitorëve vendas dhe të huaj, ndërsa grupet vendase i shoqërojnë në malet e Murganës dhe Stugarës.
Spiro Proko, pronar i një lokali në fshatin Llongo, pjesë e Parkut Natyror të Sotirës ka pritur dhe ka përcjellë mijëra vizitorë gjatë kësaj periudhe .
“Kishte turistë nga Italia, Gjermania, Holanda, Austria. Ishte i vit i kënaqshëm. Po ecën mirë. Besoj se do kemi dhe turistë vendas”, tha Llongo.
Për promovimin e zonës në muajin maj në Parkun Natyror ” Bredhi i Sotirës”, u zhvillua aktiviteti më i madh sportiv , në edicionin e 3-të ” Murgana Run”, me pjesëmarrjen e 160 atletëve nga Shqipëria dhe Greqia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




