Bregu: Basha, personazh i marrë fund! Berisha fitoi rikthimin në tryezë. Fitimtari është Rama

Politikë | 3 vite më parë

Edhe pse nuk ka prodhuar një marrëveshje ulja në të njëjtën tryezë politike e Qeverisë me deputetët e Rithemelimit, për pedagogun e gazetarisë Zylyftar Bregun është një lajm i mirë vetëm nisja e këtij dialogu.

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit, ai tha se, ky është një nga rastet e rralla që për herë të parë ka më shumë rëndësi fillimi i procesit të dialogut se sa vetë marrëveshja politike që do prodhohet nga ky konsultim.

“Ky është një nga rastet e rralla, ku fillimi i një procesi  të një marrëveshje është më e rëndësishme se fundi i procesit.  Pra në qofse ulen dy njerëz për një marrëveshje dhe ne presim fundin, në këtë rast është më i rëndësishëm fillimi, sepse ne e pamë që qeveria u ul me deputetët e rithemelimit . Kjo gjë ka prodhuar disa efekte politike.”

Sipas tij, një nga efektet e kësaj lëvizje është njohja e realiteteve në parlament.

“Për mua kjo është një lëvizje që vetëm fillimi i procesit për një marrëveshje  ka hequr përfundimisht Lulzim Bashën nga skena politike.  Për mua është një personazh i mbaruar dhe ky është akti i fundit që ai përmendet” tha Bregu.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme