Bregu: Zgjedhje të parakohshme brenda qershorit. Kikia: Do ishte vetëvrasëse për opozitën

Pedagogu Zylyftar Bregu u shpreh në emisionin “3D nga Alban Dudushi” se nga ana e maxhorancës sheh sjellje politike me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Bregu tha se ka zëra se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen brenda qershorit të këtij viti.
“Po shoh një sjellje politike sidomos nga ana e maxhorancës për të nxituar pak procesin e zgjedhjeve. Pra unë shoh zgjedhje të parakohshme. Për shkak se nëse sheh ligjërimin politik të kryeministrit Edi Rama por edhe të kryebashkiakut Veliaj, ligjerimet janë si një paradhomë të fushatës elektorale. Edhe nga zërat brenda maxhorancës thuhet se mund të ketë zgjedhje të parakohshme brenda qershorit të këtij viti”, tha Bregu.
Nga ana tjetër, analisti Mentor Kikia u shpreh se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte ideale për maxhorancën, por vetëvrasëse për opozitën.
“Zgjedhjet e parakohshme do të ishin ideale për maxhorancën sepse është në një situatë të vështirë. Ripërtëritja e pushtetit më një ekip tjetër duke i lënë jashtë të gjithë këta që shkojnë e vijnë në SPAK do bënte që PS-ja të dilte e pastër.
Nuk besoj se mbahen pasi nuk mund të mbahen pasi zgjedhjet e parakohshme nuk mund te jenë vetëm dëshirë e PS, për opozitën do të ishte vetëvrasëse pasi njëra ka vulën tjetra ka parti por jo vulë”, tha Kikia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




