Brenda 36 orëve, tre avionë Boeing 787 Dreamliner kthehen mbrapsht për shkak të defekteve teknike

Botë | 1 vit më parë

Tre avionë Boeing 787 Dreamliner me destinacion Indinë u detyruan të ktheheshin në aeroportet nga të cilat u nisën brenda 36 orësh pasi përjetuan probleme teknike.

Autoritetet po tregohen më vigjelente pas tragjedisë së avionit të Air India që vrau të paktën 290 persona.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për fluturimet, AI315 i Air India, i kthyer në Hong Kong pas dyshimeve për një problem teknik, fluturimi i British Airëays, u kthye në Londër për shkak të një problemi teknik dhe fluturimi i Lufthansas, të kthyer në mes të fluturimit të destinuar për në Chennai, Hyderabad dhe Neë Delhi.

Incidentet kanë rritur shqetësimet si për udhëtarët ashtu edhe për linjat ajrore. Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore po heton rrëzimin, me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Boeing. Çelësi për të nxjerrë përfundime të sakta rreth shkaqeve të rrëzimit të Air India është rikuperimi i të dhënave të fluturimit dhe regjistruesve të zërit në kabinën e pilotit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme