Breshëria raketore ndërpret energjinë në Ukrainë, Zelensky akuza Rusisë për krime kundër njerëzimit

Botë | 4 vite më parë

Një breshëri e re raketore ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë Ukrainën. Presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për krime kundër njerëzimit. Përmes një videolive me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Zelensky ka deklaruar se “formula e terrorit” të Rusisë ka detyruar miliona njerëz të qëndronin pa furnizime me energji, pa ngrohje, pa ujë në të ftohtë nën zero.

Të tre termocentralet ende nën kontrollin e Ukrainës u shkëputën nga rrjeti dhe uzina e Zaporizhzhia, më e madhja në Evropë, u detyrua përsëri të mbështetej te gjeneratorët me naftë për të fuqizuar sistemet e saj të ftohjes dhe pajisjet kryesore të sigurisë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka shprehur shqetësim të madh për centralin e kontrolluar nga Rusia në Zaporizhzhia, i cili ka pësuar dëme nga granatimet e përsëritura.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se presidenti rus Vladimir Putin po “armatos dimrin” për të shkaktuar vuajtje të pamasë.

“Duke luftuar në fushën e betejës, Moska tani po miraton një strategji frikacake dhe çnjerëzore që ndëshkon burrat, gratë dhe fëmijët ukrainas”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme