Britania dhe Gjermania, pakt për mbrojtjen. Çfarë parashikon klauzola e ndihmës në rast lufte

Europë | 1 vit më parë

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania po përgatiten të nënshkruajnë një traktat të gjerë që përfshin një klauzolë ndihme të ndërsjellë në rast kërcënimi për secilin komb, sipas pesë personave me njohuri për procesin.

Sipas një raportimi të Politico-s, dy vendet do të nënshkruajnë më 17 korrik një marrëveshje të re mbrojtjeje.

Kjo marrëveshje është rezultat i një deklarate të përbashkët të bërë në gusht mes Kryeministrit britanik Keir Starmer dhe ish-kancelarit gjerman Olaf Scholz, që angazhohej për bashkëpunim më të ngushtë në fusha si tregtia dhe siguria.

Ajo do të përmbajë një dispozitë të qartë: çdo kërcënim strategjik ndaj njërës palë do të konsiderohet si kërcënim ndaj tjetrës.

Dokumenti pritet të përfshijë edhe masa të mëtejshme për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, transportin si dhe fushat e kërkimit dhe inovacionit.

Gjithashtu, pritet të përmbajë një angazhim për të promovuar shkëmbimet ndërkufitare, një çështje jashtëzakonisht delikate për qeverinë e Starmer, që përballet me presion për të reduktuar si emigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm.

Megjithëse të dyja vendet janë pjesë e aleancës NATO-s, marrëveshja e re thekson një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e disa shteteve europiane, përfshirë Gjermaninë nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të ulur varësinë nga Shtetet e Bashkuara, sidomos nën administratën e Presidentit Donald Trump.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme