Britania e Madhe akuzon Rusinë: Bllokon sinjalet e avionëve kur udhëton ministri i Mbrojtjes

Rusia dyshohet se ka bllokuar sinjalin GPS të një avioni të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) që po transportonte Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Grant Shapps në MB nga një udhëtim diplomatik në Poloni.
Sipas mediave britanike, incidenti ndodhi teksa avioni përshkoi hapësirën ajrore mbi Kaliningrad, një territor rus midis Polonisë dhe Lituanisë.
Avioni, një avion RAF Dassault 900LX Falcon i quajtur, Envoy, u përball me ndërhyrje me sinjalin e tij GPS për rreth 30 minuta, gjë që ndërpreu sistemet e komunikimit në bord dhe i nxori jashtë loje telefonat të lidhen me sistemin wifi të avionit.
Pilotët u detyruan të mbështeteshin në sistemet alternative të navigimit për të siguruar vazhdimin e sigurt të fluturimit.
Ndërsa motivi pas sulmit mbetet i paqartë, prania e Shapps në fluturim ngre pyetje në lidhje me shënjestrimin e mundshëm të qëllimshëm.
Megjithatë, zyrtarët kanë theksuar se siguria e avionit nuk është cenuar.
The Independent, duke cituar një burim të mbrojtjes, tha se incidenti u etiketua “shumë i papërgjegjshëm” dhe një rrezik i panevojshëm i paraqitur për një avion civil.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




