Broja në tribunë, kushton 4 milionë paund: Zgjedhje teknike

Armando Broja përfundon në tribunë në sfidën e skuadrës së tij Fulham përballë Tottenham. Sipas mediave angleze, sulmuesi shqiptar duhet të ishte me çdo kusht në fushën e lojës, për të shmangur një pagesë prej 4 milionë paundësh, ipas marrëveshjes së nënshkruar në momentin që 22 vjeçari bëri kalimin nga Stamford Bridge në Craven Cottage në merkaton e dimrit.
Gjithsesi, për trajnerin e Fulham, Marco Silva ajo që ka rëndësi është vetëm zgjedhja teknike. “Është zgjedhje teknike, asgjë më shumë. Ishte një zgjedhje e vështirë, padyshim”, ka deklaruar Silva para ndeshjes. Sipas The Sun, që përshkroi disa nga kushtet pas marrëveshjes që e çoi Brojën në Craven Cottage, tani Fulham duhet të paguajë 4 milionë paund.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




