Broja nis negociatat me Shtutgartin, klubi gjerman e do në huazim

Sipas medieve gjermane paraditen e sotme kanë nisur kontaktet e para mes përfaqësesve ligjorë të Armando Brojës dhe klubit të Shtutgartit.
Mësohet se 22-vjeçari nuk është i vetmi objektiv në merkato për ekipin e Shtutgartit. Klubi në fjalë ka firmosur me Deniz Undaz dhe
Ermedin Demiroviç, por po kërkon ende një sulmues pasi sezoni është i gjatë dhe impenjimi në tri fronte (kampionat, kupë dhe Champions) kërkon skuadër “XXL”.
Shtutgart kërkon një sulmues të tretë për të afruar më formulën e huazimit pasi po mendon të shesë si Mohamed Sankoh dhe Luka Pfaifer.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




