Bundesliga, Bonifejs i jep tri pikët Leverkusenit

Ndeshja mes Leverkusenit dhe Frankfutit u vendos sot nga një gol i Bonifejs në të 72’ minutë. Sulmuesi i Leverkusen arriti që të shënonte golin e fitores pas një pjese të parë të nisur keq për Leverkusen.
Në të 9’ sulmuesi nigerian gaboi nga pika e bardhë penalltisë ndërsa Frankfurt shënoi golin e avantazhit me Marmush në të 16’.
Avantazhi i miqve zgjati pak pasi Leverkusen barazoi shifrat më Andrish në të 25’. Në pjesën e dytë kampionët në fuqi rritën prezencën në zonën kundërshtare duke gjetur edhe golin e fitores.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




