Bundesliga: Dortmund, çfarë disfate! Leipzig, me hapin e duhur

Një goditje e rëndë për Dortmund në javën e 11-të të Bundesligës. Të besuarit e Favre kanë pësuar një humbje shkatrrimtare në shtëpi, 1-5 përballë Stuttgart. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 1-1(Wamangituka 26’ për Stuttgart, Reyna 39 për Dortmund), skuadra e drejtuar nga Matarazzo, udhehequr nga një Wamangituka në superformë, ka arritur të bëjë atë që nuk pritej në pjesën e dytë. Tre gola në dhjetë minuta(Wamangituka 53;, Forster 60’ dhe Coulibaly 63’) kanë vendosur dhe fatin e kësaj sfide, ndërsa në fund të takimit është plotësuar dhe fitorja e thellë me golin e Gonzalez 90’.
Barazim për Borusian tjetër, M’gladbach, në shtëpi përballë Hertha Berlin: 1-1 me golat e Embolo e Guendouzi.
Fiton dhe ngjitet në vendin e parë për momentin, Leipzig, që ka mundur Werder me rezultatin 2-0, me gola të Sabitzer dhe Olmo në pjesën e parë.
Fitore dhe për Freiburg e Koln, në përballjet direkte, respektivisht me Arminia e Mainz. Për Freiburg suksesi mban firmat e Grifo dhe Ëoo-Yeong Jeong, ndërsa për Koln, goli me vlerën e tri pikëve mban emrin e Elvis Rexhbecajt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




