Bundesliga rikthehet sonte! Kampionët në fuqi, menjëherë në fushë

Gjermani | 2 vite më parë

Pas 11 titujsh radhazi, tiranisë së Bayern i erdhi fundi. Bayer Leverkusen i Xabi Alonso ka arritur një sukses historik, i cili dominoi Bundesligën e kaluar dhe tani synon të konfirmojë veten me një ekip që aktualisht është i përforcuar. Nuk do të jetë e lehtë, sepse bavarezët duan të marrin përsëri situatën në dorë, ndërsa Borussia Dortmund, Leipzig dhe Stuttgart do të përpiqen të futen në garë.

Bundesliga 2024/25 do të fillojë sonte dhe menjëherë do të përfshihen kampionët në fuqi, të ftuar të ‘Gladbach’. Të shtunën do të jetë radha e Leipzig dhe Borussia Dortmund (menjëherë supersfidë me Eintracht), të dielën do të jetë radha e Bayernit, në skenën e Wolfsburgut.

BUNDESLIGA

E premte, 23 gusht

Borussia Monchengladbach – Bayer Leverkusen

E shtunë, 24 gusht

Augsburg – Werder Bremen

Freiburg – Shtutgart

Hoffenheim – Kiel

Mainz – Hertha

Leipzig – Bochum

Borussia Dortmund – Eintracht Frankfurt

E diel, 25 gusht

Wolfsburg – Bayern

St. Pauli – Heidenheim


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme