Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Bundestagu gjerman ka vendosur të mos ndryshojë pranin e personelit deri me 400 ushtarë gjermanë në Kosovë.
Në këtë mënyrë në leximin e dytë, Bundestagu ka zgjatur vazhdimin e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë.
Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, thuhet se personeli deri në 400 ushtarë gjermanë do të mbetet i pandryshuar.
Mandati i KFOR-it në Kosovë është përgjithësisht i hapur, por Qeveria Federale megjithatë ia paraqet mandatin Parlamentit çdo vit për shqyrtim dhe vendimmarrje, përkujton Bundesëehr-i gjerman.
Për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR dhe prania e Bundesëehr-it në rajon është ende e nevojshme.
Bundeswehr shihet si garantues sigurie dhe si një plotësues i strukturave të sigurisë dhe kjo është arsyeja pse Gjermania po e mbështet këtë mision brenda kornizës së NATO-s për ruajtjen ushtarake të paqes në Ballkan. Ky është parakushti për zhvillime të mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




