Bylisi mund Korabin dhe siguron matematikisht Superioren

Bylisi ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Në javën e 29-të të Kategorisë së Parë, skuadra ballshiote ka arritur të marrë një fitore 3-2 përballë Korabit duke u ngjitur në vend të parë me 67 pikë(në pritje të ndeshjes Elbasani-Apolonia, ora 19:00).
Në ndeshjet e tjera, Luzi ka arritur të marrë një fitore 4-0 përballë Lushnjës, ndërsa Tomori ka mposhtur 1-0 Burrelin.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




