Bylisi respekton kampionët, Elbasani feston me tifozët

Të dyja skuadrat do të luajnë në Superiore sezonin e ardhshëm, por kampionia e Kategorisë së Parë u shpall AF Elbasani.
Rivalët e Bylisit respektojnë festën e verdhebluve dhe dy klubet kanë arritur marrëveshjen që ndeshja e fundit e kampionatit që ishte programuar të luhej në Ballsh, të luhet në “Elbasan Arena”.
“Të enjten në 17:00, luajmë ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylis ku kulmojmë me festimin e titullit kampion. Hajde n’stadium e të veshim qytetin verdheblu”, shkruhet në njoftimin e AF Elbasanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




