Bypass-i i Shkodrës/ Kryeministri Rama: Këtë verë, më shumë frymëmarrje për qytetarët

Me një video të Bypass-it të Shkodrës, Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i urojë qytetarët mirëmëngjes për ditën e sotme. Zoti Rama ka shkruar se më këtë investim, këtë verë, do të ketë më shumë frymëmarrje për qytetarët shkodranë. Kryeministri Rama shkruan në Facebook se ky Bypass do të jetë me të gjithë elementët urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim, dhe korsi për biçikleta.
“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Shkodrës që këtë verë do të jetë një frymarrje më shumë për shkodranët, me të gjithë elementet urbanë, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




