Bysheku i gjelbërimit dhe freskisë, zgjedhja e duhur për të kaluar orë larg vapës dhe zhurmës

Sociale | 2 vite më parë

I ndodhur vetëm 4 km larg qytetit të Elbasanit, zona e Byshekut pranë fshatit Shushicë, është një ndër pikat më të vizitueshme, pasi pret dhjetëra vizitorë në ditë, të cilët pëlqejnë të eksplorojnë turizmin malor të Elbasanit. Gjelbërimi dhe freskia që vjen nga rrapet shekullorë dhe uji i ftohtë e bëjnë Byshekun zgjedhje të mençur për të kaluar orët e vapës. Nuk mbeten prapa as gatimet tradicionale.

“Është vend shumë i qetë, zakonisht të shtunë dhe të diel është plotë me njerëz. Ne këtu vijmë”, u shpreh një vendase.

Rruga për të shkuar në Byshek tashme prej vitesh është rikonstruktuar duke e bërë udhëtimin akoma dhe më të lehtë. Bashkia Elbasan, prej vitesh është duke kryer investime në këtë zonë pasi njihet si një ndër pikat kryesore të turizmit në Elbasan.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme