Çantat e rënda të nxënësve, fizioterapistët ngrenë alarmin për deformim të shtyllës kurrizore

Pedagogu i fizioterapisë në Universitetin e Shkodrës Sebastian Mjekaj thotë se presioni i vazhdueshëm mbi shpatulla, qafë dhe kurriz, është një ndër shkaqet e shtimit të rasteve të deformimeve të shtyllës kurrizore te fëmijët.
Fizioterapisti Sebastian Mjekaj, sugjeron që fëmijët të mos ta mbajnë çantën të vendosur në njërin krah si dhe rripat e çantës, të jenë sa më të shkurtë, për tu shtrirë më mirë në pjesën e shpinës.
Studimet tregojnë se çanta nuk duhet të jetë më e rendë se 10-15% e peshës trupore për nxënësit, për të shmangur dëmtimet dhe deformimet e mundshme.
Gazetar: M. Rakaj
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




