Çelet zyrtarisht panairi i librit, sjell në Shkodër autorë dhe studiues të shumtë

Kulturë | 5 muaj më parë

Në odeonin e hapur të famullisë “Zoja e Shkodrës” u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të dytë të Panairit “Libri të ban të lirë”. 

Për tre ditë me radhë, kjo hapësirë do të mirëpresë promovime librash, ligjërata, diskutime dhe aktivitete letrare me pjesëmarrjen e autorëve dhe studiuesve nga Shqipëria dhe jashtë saj.

“Qyteti jonë ka nevojë për përmbajtje dhe jo shumë për fasada. Qoftë ky panair një mundësi ku çdo faqe e lexuar të jetë një hap drejtë dijes”, u shpreh Famullitar i Shkodrës, Dom Vlash Palaj.  

Studiuesi Matteo Mandala u ndal te lidhja historike dhe kulturore mes Shkodrës dhe arbëreshëve, ndërsa shkrimtari Stefan Çapaliku e cilësoi panairin si një hapësirë ku diskutohet edhe mbi krizën e librit.

“Që në rininë tonë më të hershme si arbëresh që jemi kemi dëgjuar për Shkodrën dhe kemi lexuar shumë vepra”, tha studiuesi Mandala.

“Po jetojmë një kohë krize ku qyteti ynë i dashur që ka lindur letërsia, ku lindi libri, ku kemi pas bibliotekat e para, librarit e para është në krizë”, tha shkrimtari Çapaliku.

Panairi do të vijojë deri më 30 maj, kur edhe do të shpallen fituesit e edicionit.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme