Certifikimi i grurit-Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve certifikon farën e prodhuar nga QTTB Korçë

Sociale | 2 vite më parë

Përdorimi i farave të certifikuara nga Enti Shtetëror i Farave këshillohet për fermerët për të garantuar sasinë e prodhimit por edhe cilësinë. Këto fara janë të testuara që përshtaten me klimën e zonës dhe japin produktivitet.

Edhe për këtë vit, Enti Shtetëror i farave dhe Fidanëve ka bërë certifikimin e farës së grurit të mbjellë nga Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësorë (QTTB) Korçë mbi bazën e vlerësimit të një sërë kriteresh.

QTTB Korçë në bazën e saj eksperimentale ka në testim 9 kultivarë gruri. Kultivarët e rinj të siguruar nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve janë në vitin e 2-të të testimit për të vlerësuar më pas se cilët i përshtaten klimës së rajonit juglindor.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme