Çështja “Balluku”, Balliu: Rama ka vendosur të bëjë ‘’kurban’’ integrimin e vendit
Në një deklaratë për gazetarët, Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike ftoi qytetarë ti bashkohen protestës së 12 marsit.
Deputeti Balliu gjithashtu tha se sipas tij, kryeministri po bënte kurban Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE për të mbrojtur ish-ministren Balluku.
“Nëse sot Kryeministri flet për standard dhe drejtësi, është e domosdoshme të kujtojmë se, ky shqetësim nuk ka ekzistuar kurrë kur bëhet fjalë për qytetarët. Protestuesit që ngrihen kundër korrupsionit të kësaj qeverie, jo vetëm që janë arrestuar në këtë kaluarën, por vazhdojnë arrestohen edhe sot. Qytetarët që protestojnë kundër aferave edhe abuzimeve të pushtetit, përballen me paraburgim dhe ndjekje penale, ndërsa qeveria i paraqet këto veprime si forcim të të ashtuquajtur shtet ligjor. Sot kur bëhet fjalë për një zyrtare të akuzuar për abuzime me miliarda euro dhe për ndërhyrje në procese hetimore, na thuhet se arrestimi nuk qenka i drejtë”, tha Balliu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




