Çështja Balluku, PD kërkon të Mblidhet Këshilli i Mandateve

Politikë | 10 muaj më parë

Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kërkojnë mbledhjen e tij më datë 30 dhjetor, në orën 11:00. Deputetët opozitarë i janë drejtuar Kryetarit të Kuvendit me kërkesën për të zbatuar rregulloren e parlamentit, e cila, sipas opozitës, parashikon thirrjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve nëse atë e kërkon gjysma e anëtarëve.

Në shkresën e depozituar pranë parlamentit dhe kreut të tij, Niko Peleshi, demokratët apelojnë që të shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut, për t’i hapur rrugë autorizimit të Kuvendit për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut.

Sipas opozitës, qeveria nuk duhet të bëhet pengesë për hetimin e Ballukut, për akuzat e ngritura nga drejtësia, të cilat lidhen me lotet e Unazës së Tiranës, si dhe me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme