Çfarë fitoi Rithemelimi? Mërtiri: Rama iu dha vulën politike. Ata morën dy komisione si kockë

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH1 se grupimi i Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Berisha përmes protestave në Kuvend nuk ka dashur që të dëgjohet zëri i pjesës tjetër të opozitës.

Sipas Mërtirit me nisjen e negociatave për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe grupit të Rithemelimit, rrjedhimisht Rama njeh këta të fundit për opozitë duke iu dhënë edhe vulën politike.

“Pas gjithë këtij cikli të gjatë Rama iu jep një kockë tjetër dhe iu thotë se “ne do t’u japim komisionin e reformës zgjedhore”. Pra, do ia japin Bardhit, do ia heqin Alibeajt.

Kjo është fitorja që kanë arritur këta. Këta kanë arritur fitore ndaj opozitës alternative. Pra, këta kanë marrë vulën politike nga Edi Rama. Edi Rama iu ka thënë këtyre që “ju njoh juve për opozitë”.

Këta kanë rënë dakord, kanë arritur marrëveshjen dhe bëjnë cirkun pas marrëveshjes, por marrëveshja kjo është” u shpreh Mërtiri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme