Champions në rrezik për City-n, 0-0 me Southampton tashmë të rënë

Në javën e 36-të të Premier League vjen një barazim i hidhur për Manchester City, barazim me Southampton tashmë të rënë nga kategoria.
Më shumë se 20 goditje në portë nuk mjaftuan për të rrëmbyer tri pikët ndaj klubit tashmë të rënë, i cili rezistoi dhe barazoi 0-0. Dominim total nga djemtë e Guardiolës, të cilët megjithatë dështuan për të gjetur goditjen fituese.
City ngjitet në 65 pikë, por rrezikon të rihapë në mënyrë sensacionale garën për një vend në Champions League.
Tani Qytetarët mund të kalohen nga Chelsea ose Neëcastle (të cilët do të luajnë me njëri-tjetrin nesër në St. James’ Park), pa harruar dhe rrezikun Nottingham Forest.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




