Chelsea fitues i Conference League, “poker” ndaj Betis

Conference League | 1 vit më parë

Chelsea fitoi Conference League duke mundur Betis 4-1 në Vroclav të Polonisë. Një fitore e merituar me përmbysje pas pushimit dhe në këtë mënyrë blutë e Londrës bëhen skuadra e parë që fiton të katër kompeticionet e UEFA-s.

 Chelsea bëhet skuadra e parë evropiane që fiton të katër trofetë e UEFA-s, pas triumfit në finalen e Conference League, ku mundi 4-1 Real Betis. Një sukses i merituar në Tarczynski Arena, në Vroclav të Polonisë, pas një pjese të dytë të dominuar plotësisht nga anglezët. Spanjollët kaluan në epërsi që në minutën e nëntë, me anë Ezalzuli, që goditi saktë me të majtën.

Edhe pse Chelsea e mbajti më tepër topin, Betis kishte mundësi të tjera në pjesën e parë, por nuk mundi të shënonte për të dyfishuar shifrat, sidomos në minutën e 21-të, një rast i madh por që solli vetëm një goditje nga këndi. Pas pushimit loja shfaqi një tjetër fytyrë, pasi ngulmimi i bluve ishte i madh ndërsa Betis nuk kishin më freski për të dalë përpara.

Përpjekjet e anglezëve u kurorëzuan në minutën e 65-të, kur Fernandez barazoi me kokë. Edhe pse rezultati ishte në ekuilibër, aty u pa qartë se cili do të ishte përfundimi i kësaj ndeshjeje dhe pas pesë minutash Jackson shënon golin e avantazhit.

Për të mos lejuar më asnjë hije dyshimi, vjen edhe goli i tretë, në të 83-tën, me anë të Sanchos, që goditi saktë. Në minutën e parë shtesë erdhi edhe goli i katërt, tashmë vetëm me vlera statistikore dhe Chelsea fiton 4-1.

Pas Champions League, Kupës së Kupave, Kupës UEFA apo me emrin e ri Europa League, Chelsea fiton edhe Conference League, si askush tjetër në Evropë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme