Chivu takim me Marotta e Oaktree për merkaton e janarit, të gjithë emrat në listë

Takim mes drejtuesve të Interit, të cilët kanë thirur edhe trajnerin Cristian Chivu për të diskutuar në lidhje me merkaton e janarit. Trajneri rumun flet shumë mirë anglisht që nga koha kur ishte tek Ajax dhe kështu është njohur më mirë me njerëzit që kontrollojnë klubin.
Ishin të pranishëm në këtë takim Katherine Ralph, menaxherja e Oaktree, si dhe presidenti Giuseppe Marotta, i cili ka shfaqur kënaqësi për impaktin që ka pasur Chivu në skuadër.
Marotta, Piero Ausilio dhe Chivu kanë diskutuar në detaje për merkaton. Interi po kërkon një mbrojtës të djathtë, pasi synohet që Luis Henrique të shitet në Angli ose në Turqi. Më parë janë përmendur Cancelo që shkoi te Barcellona dhe Ndoye që Nottingham nuk e shet.
Profile të tjera që u janë ofruar zikaltërve janë argjentinasi Molina i Atletico Madrid dhe belgu Meunier i Lille. Të dy janë hedhur poshtë, sepse Chivu kërkon një anësor me kualitet. Duket se është rihapur pista e kroatit Mlaçiç, i cili gjithsesi do të qëndrojë te Hajduk Split deri në qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




