Çifti i huaj që dashuron Shqipërinë: Duam të jetojmë këtu përgjithmonë, ka natyrë të mrekullueshme

Sociale | 2 vite më parë

Sara dhe Naim Payman janë një çift mjaft i njohur në vendin tonë, për shkak të kuriozitetit që ngjallin tek kushdo që i takon si pasojë e origjinës së tyre. Ajo që i bashkoi dhe i solli në vendin tonë është dashuria, Naimi i rritur në Shqipëri ndërsa Sara në Angli!

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ata rrëfejnë disa prej arsyeve përse kanë zgjedhur Shqipërinë për të ndërtuar jetën e tyre.

“Më pëlqen shumë natyra këtu. Ka shumë vende në Shqipëri që janë shumë të bukura. Në jug plazhet janë shumë të pastra, më mirë se në çdo vend në botë. Veriu po ashtu është shumë i bukur”, u shpreh Sara Payman.

Kjo e fundit ka rrëfyer dhe pasionin e saj për muzikën, e kryesisht është e apasionuar pas këngëve të këngëtares së mirënjohur Vaçe Zela.

Sara Payman ka dëshirë që këto këngë të Vaçes t’i këndojë në koncerte për publikun shqiptar.

“Preferoj shumë këngët e Vaçe Zelës, Alban Skënderaj. Do këndoj në një koncert, hera ime e parë në Shqipëri. Jam pak e emocionuar për këtë gjë, por mezi po e pres”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme