Çiklizmi ngre siparin në Elbasan

Çiklizmi shqiptar ka nisur aktivitetet e vitit 2024. Gjithçka ka startuar nga Elbasani, teksa kjo veprimtari e parë e dyrrotakëve ishte në kuadrin e festimeve të Ditës së Verës. Është pedaluar për kadetë, të rinj, Elitë dhe U-23, si dhe për të rritura. Për kadetë itinerari ishte Elbasan – Belsh – Elbasan, kurse për të rinj dhe elitë e U-23 Elbasan – Dëshiran deri pranë ndarjes me Kuçovën dhe kthim. Në fund fitues për kadet ishte Skerdi Gjoni i Flamurtarit. Për të rinj Alket Limaja i Studentit, kurse për elitë dhe U-23, Enri Hysa i Teutës. Madje Teuta e Dashamir Ramës do të dominonte dhe garën e të rriturave, teksa fitues ishte Marsela Luzi. Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ishte i kënaqur me organizimin e pjesëmarrjen.
“Gjithmonë Elbasani ka qenë shembull me Drejtorinë e Qarkut. Asnjëherë nuk na ka ndodhur asnjë lloj aksidenti në të gjitha aktivitetet që ne kemi bërë në këtë qytet”, ka nënvizuar presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.
Në fund dhe fjala e disa nga protagonistëve të kësaj gare të parë të çiklizmit
“Premtoj që të gjitha garat që do të bëhen kam për t’i fituar. Të marrë bluzën e fituesit dhe të shpallem kampion”, thotë Skerdi Gjoni.
“Me këtë stërvitje që kemi bërë dhamë këtë rezultat këtu në Elbasan në Ditën e Trofeut të verës”, përfundoi Enri Hysa.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




