City fiton në fushën e Southampton, Guardiola mendon vazhdimësinë

Manchester City ka ka marrë një fitore të vështirë, 1-0 në fushën e Southampton. Fati I kësaj sfide është vendosur në minutën e 16-të, me Stërling që ka shënuar pas një topi të dhënë nga De Bruyne. Pas përfundimit të sfidës, trajneri I City, Pep Guardiola ëhstë shprehur: “Kishim një kontroll të mirë të lojës, por nuk arritëm të shënonim më shumë me rastet e krijuara dhe në fund rrezikuam të barazoheshim. Southampton është një skuadër e vështirë, shumë kompakte, që të krijon mjaftueshëm problem. Pastaj ata kanë gjuajtësin më të mirë të goditjeve të lira që kam parë ndonjëherë në jetën time (Ward-Prowse). Ekipi i Hasenhuttl po bën shumë mire” Së fundmi: “Një rezultat i mirë për ne që na jep besim për vazhdimin e sezonit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




