Clippers fiton derbin e Los Angeles, Milwaukee kalon pengesën

Basketboll | 4 vite më parë

Ndeshja e dytë dhe humbja e dytë për Lakers. Pas të parës në debutimin kundër Golden State, vjen një goditje akoma më e rëndë, ajo derbin e Los Angeles kundër Clippers, të cilët fitojnë ndeshjen e parë të sezonit të rregullt. Fillimi i ndeshjes e sheh skuadrën e Lue-s të startojë më mirë, përpara 35-23 pas 12 minutave të para, por më pas vjen barazimi, 56-56 me verdhevjollcët që rikuperojnë disavantazhin. Më pas ndeshja vazhdon me mjaft rivalitet dhe në fund është Clippers që fiton sfidën,103-97.

Ashtu si Lakers në Perëndim, ka një tjetër skuadër, por në Lindje, me dy humbje në dy ndeshje: është Philadelphia, e cila shembet në shtëpi kundër Milëaukee, e cila në vend të kësaj i buzëqesh debutimit, që fiton në momentet e fundit 90-88. Harden realizoi 31 pikë, por që nuk mjaftuan për  Philadelphia. Për Milwaukee u dallua Giannis me 21 pikë.

REZULTATET:

LOS ANGELES LAKERS-LOS ANGELES CLIPPERS 97-103

PHILADELPHIA 76ERS-MILWAUKEE BUCKS 88-90


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme