“Çmenduri” në Unazën Lindore, pajisja inteligjente kap shoferin më 244 km/h, policia apel: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

Policia Rrugore vijon monitorimin e akseve në kryeqytet dhe në qarqe për të rritur sigurinë në rrugë për qytetarët.
Gjatë një prej monitorimeve në Unazën Lindore me mjete inteligjente për matjen e shpejtësisë, policia ka regjistruar shpejtësi deri në 244 km/h, teksa tërheq vëmendjen për respektimin e rregullave të qarkullimit.

“STOP SHPEJTËSISË! Shpejtësia vret jetën! Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe vijojnë monitorimin e akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse. Në unazën lindore , ku kufiri i lejuar është 80 km/h, Poliscani ka regjistruar shpejtësi që variojnë deri në 244 km/h. Një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesit të automjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit, për të rritur sigurinë e jetës në rrugë!”, deklaron Policia e Shtetit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




