“Copa America 2024”, Konfederata Amerikano-jugore e Futbollit

“Copa America 2024” do të karakterizohet nga një risi për botën e futbollit. Vetë Konfederata Amerikanojugore e Futbollit ka bërë me dije se arbitrat do të kenë mundësi që të nxjerrin edhe kartonin rozë gjatë turneut, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë verës.
Sipas zyrtarëve të organit në fjalë kartoni rozë do të paralajmërojë një zëvendësim të detyruar për shkak të një dëmtimi në kokë. Skuadrat do të duhet që të lajmërojnë arbitrin kryesor ose atë të katërt për lojtarin, i cili duhet që të braktisë fushën e lojës për shkak të dëmtiemeve të ndryushme në kokë.
“Kur një ekip shfrytëzon zëvendësimin falë një kartoni rozë atëherë skuadra rivale ka automatikisht të drejtë që të bëjë një zëvendësim”, shpjegoi më tej rregullat një zyrtar i lartë Drejtorisë së Konkurencës dhe Operacioneve pranë Konfederatës Amerikano-jugore të Futbollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




