COVID 19, Franca regjistron rekord infektimesh

Franca ka regjistruar një tjetër rekord rastesh pozitive me Covid-19, duke e rritur më tej alarmin në vend. Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 52.518 raste të reja më Covid-19, ndërsa 416 persona kanë humbur jetën.
Numri total i të infektuarve me koronavirus që prej nisjes së pandemisë është 1.466.433 persona dhe 37.435 të vdekur.
Shifrat e pakontrollueshme tashmë të rasteve të reja me koronavirus, i kanë detyruar autoritetet në Francë t’iu rikthehen masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
Javën e kaluar presidenti Emmanuele Macron deklaroi një izolim të dytë kombëtar, i cili parashikon mes të tjerash dhe ndalimin e udhëtimit të qytetarëve midis rajoneve.
Masat e reja hynë në fuqi më 30 tetor dhe se njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye madhore dhe shëndetësore.
Bizneset jo të domosdoshme, si restorantet dhe baret do të mbyllen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




