COVID-19, Italia sërish përballet me shifra alarmante, regjistrohen 91 viktima

Botë | 6 vite më parë

Sipas raporteve zyrtare, Italia ka pësuar sërish rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët  fundit. Mësohet se janë resgjistruar 19.143 të infektuar përgjatë kësaj kohe, ndërsa janë shënuar faktekqësisht edhe 91 viktima. Italia është njëri prej vendeve më të prekura me 484 869 të infektuar që nga nisja e pandemisë dhe me 37 059 viktima.

Vendi po përballet sërish me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin. Qeveria Italiane dhe autoritetet drejtuese lokale janë detyruar të ndërmarrin gjatë orëve të fundit masa më drastike që limitojnë qarkullimin e banorëve si dhe zhvillimin e çdo aktiviteti në orare e zona të caktuara. Në disa rajone italiane si në Lombardi, Lazio e Campania është rikthyer modeli i autocertifikmit që motivon lëvizjen me arsye të forta në fashën kohore  nga 23.00-24.00 deri në 5 të mëngjesit. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme