COVID-19, OBSH: Vaksinimi shpëtoi dy milionë persona nga vdekja

Sipas një studimi të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropën, numri i vdekjeve nga Covid, aktualisht në 2.2 milionë, mund të kishte qenë 4 milionë nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin.
Shumica e jetëve të shpëtuara janë mes njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga SARS-CoV-2.
“Rezultatet janë të qarta: vaksinimi kundër Covid shpëton jetë”, deklaroi autorja e studimit, Margaux Meslé, një eksperte nga OBSH për Evropën.
Studimi zbuloi se vaksinimi kundër Covid-19 shpëtoi jetën më shumë gjatë periudhës kur varianti Omicron ishte dominues, nga dhjetori 2021 deri në mars 2023.
Vende si Belgjika, Danimarka, Islanda, Irlanda, Izraeli, Holanda, Malta dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat zbatuan programet e hershme të vaksinimit, panë përfitimet më të mëdha për sa i përket jetëve të shpëtuara.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




