Covid dhe viroza në qarkullim, vera ka shtuar infeksionet gastroenterite

Vera e nxehtë po shoqërohet me një qarkullim në rritje të infektimeve me COVID dhe virozave të ndryshme në vendin tonë. Sipas epidemiologëve të ISHP, rastet e konfirmuara përmes testit me COVID janë në rritje të qëndrueshme por jo shqetësuese për situatën epidemiologjike ndërkohe që shumë raste mbeten të patestuara.
“Momentalisht qarkullon Covid dhe në Shqipëri dhe në kontinentin Evropian por me një numër të ulët të qëndrueshëm të rasteve që momentalisht nuk përbën shqetësim”, shprehet mjeku.
Rastet mund të shtohen për shkak të fluksit në rritje të lëvizjeve.
“Me shtimin e kontakteve ne popullatë të kemi një rritje të lehtë të numrit të rasteve”, theksoi mjeku.
Paralelisht po shtohen edhe infeksionet gastro-intestinale për të cilat ISHP shprehet se dominon më shumë moshat pediatrike.
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon shmangien e grumbullimeve dhe marrjen e mjekimeve që planifikojnë mjekët e familjes të cilët duhet të jenë për çdo rast kontakti i parë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




