Dalin pamjet nga grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët me kallash marrin bizhuteritë dhe largohen me motor

Aktualitet | 6 muaj më parë

Janë publikuar pamjet nga momenti i grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur këtë të shtunë rreth orës 13:00. Në video shihen dy autorët teksa dalin nga argjendaria me bizhuteritë e vjedhura në duar, ndërsa njëri prej tyre mban edhe armë.

Grabitësit largohen nga vendngjarja me motor dhe në kokë mbajnë skafandra për të mos u identifikuar. Deri më tani, autorët nuk janë identifikuar, ndërsa nuk dihet ende vlera e bizhuterive të grabitura.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme