Dani Alves fitoi lirinë, reagon gruaja: Kam besuar gjithmonë në pafajësinë e tij

Në më pak se një javë, jeta e Joana Sanz ka ndryshuar tërësisht. Gjithçka vjen pas lirimit nga burgu të bashkëshortit të saj, ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Juventusit, Dani Alves (i akuzuar për një sulm të dyshuar seksual). Në atë moment modelja e njohur njoftoi në rrjetet e saj sociale se ishte në pritje të një vajze.
Në një intervistë për revistën Hola, ajo foli për periudhën e fundit, shumë e komplikuar, për shkak të gjyqit ndaj Dani Alves: “Kam besuar gjithmonë në pafajësinë e tij dhe për këtë arsye kam qëndruar gjithmonë në krah të tij. Presioni mediatik ishte shumë i ashpër”, denoncoi Sanz.
Për vendimin e saj për t’u divorcuar, ajo rrëfeu: “Nuk ishte kurrë një vendim përfundimtar. Doja të kisha një bisedë me të përpara se të merrja ndonjë vendim përfundimtar. Sapo e pashë, gjatë vizitës së parë, ideja e dëshirës për t’u ndarë u zhduk dhe u bë gatishmëri për të luftuar për t’u shëruar.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




