Dani Alves, vendimi i bujshëm i bashkëshortes së tij

Gosip | 4 vite më parë

Dani Alves nuk ka pasur rastin të flasë as nga burgu i Barcelonës, ku ndodhet në paraburgim për një përdhunim të dyshuar, i cili e gjen veten duke u përballur me lajme të këqija. Sipas raportimeve të gazetës së njohur spanjolle AS, gruaja e tij aktuale, Joana Sanz, ka vendosur t’i japë fund martesës me futbollistin brazilian.

Joana Sanz ka udhëzuar avokatët e saj që të vazhdonin me kërkesën e divorcit në të njëjtën kohë që ajo nuk ishte më në gjendje të takohej me bashkëshortin. AS citon programin “The Ana Rosa” sipas të cilit modelja nga Tenerife e ka komunikuar tashmë vendimin e saj përmes avokatëve pasi nuk ka mundësi ta bëjë këtë personalisht. Një zgjedhje që është përfundimtare dhe e mirëmenduar nga modelja, e cila nuk synon të tërhiqet pavarësisht vendimit të drejtësisë ndaj Dani Alves. Për Joana Sanz masa e zhgënjimit, në fakt, tashmë është mjaftueshëm e plotë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme