Darka e dytë e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë/Trump sulmoi mediat, provokoi me deklaratat për rikandidim në 2028-n  

Amerikë | 2 muaj më parë

Me një kapelë mbi të cilën ishte shkruar “Trump 2028”, presidenti Donald Trump provokoi me mundësinë për të rikandiduar për një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, akt që nuk i lejohet sipas Kushtetutës amerikane. Në Darkën e dytë të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të mbajtur nën masa të larta sigurie, pas asaj të ndërprerë nga atentati i dështuar i 25 prillit, presidenti amerikan deklaroi se është i kënaqur të njoftojë synimin për të kandiduar për president për herë të tretë.

“Hera e dytë ishte më e mirë se e para, dhe e treta do të jetë edhe më e mirë, – deklaroi ai, përpara se të shtonte se po bënte shaka. Gjatë eventi u ndanë edhe çmime, ku një grup gazetarësh të ‘Wall Street Journal’ u nderuan për punën e guximshme hetimore mbi historinë e Presidentit amerikan me financierin e ndjerë të akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein, e cila çoi në publikimin e të ashtuquajturave “dosje Epstein”, të cilat në atë kohë shkaktuan zemërimin e Trumpit. 

“Nuk ka qenë një natë e lehtë, me të gjitha këto çmime”- komentoi presidenti, duke akuzuar gjithashtu gazetarët se janë të fiksuar pas tij. “93 për qind e lajmeve për mua janë negative dhe ky vend është me të vërtetë grupi më i madh i njerëzve me sindromën e obsesionit ndaj Trump”- u shpreh ai.

80-vjeçari e nisi fjalimin njëorësh me tone të zbutura duke reflektuar mbi atentatin e dështuar të 25 prillit nga një person i armatosur, ngjarje që e detyroi të evakuohej nga darka dhe e përfundoi duke thënë se kishte respekt të jashtëzakonshëm për gazetarët e pranishëm, duke thënë me ironi se kur të largohej nga detyra ata do të mbeteshin pa punë.

“Në këtë vend, ne besojmë në lirinë e fjalës dhe ajo duhet të shprehet me diskutime, jo me plumba”- nënvizoi Trump duke nderuar edhe agjentin e shërbimit sekret që u plagos në detyrë gjatë përpjekjes për të ndaluar autorin e ngjarjes së 3 muajve më parë në hotelin “Hilton” në Washington.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme