DASH: Mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

SHBA mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price thekson angazhimin e SHBA-ve në nivelet më të larta të qeverisë.“Ne mbështesim hapjen pa vonesë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne po angazhohemi në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën e integrimit europian të vendeve aspirante”, deklaron Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.
Reagimi i Zëdhënësit Price erdhi teksa në Tiranë u mbajt samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, si dhe të Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




