Davis Cup, Italia kampione

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Italia është fituese e Davis Cup. Siner me shokë rikthejnë në Itali trofeun që mungonte prej 47 vitesh. Kjo është hera e dytë që Italia e fiton këtë trofe. “Për momentin, bazuar në mënyrën se si luan, Sinner është tashmë numri një në Italia. Mendoj se deri në fund të vitit të ardhshëm ai mund të jetë gjithashtu numri një në renditjen e ATP.” Ky është parashikimi i Corrado Barazzutti, anëtar i ekipit italian që në vitin 1976 fitoi, deri një ditë më parë, Kupën e parë dhe të vetme Davis Cup në tenisin italian.

“Pastaj sezoni është i gjatë, mund të ketë turne që shkojnë mirë dhe të tjera më pak, por janë të gjitha kushtet që Jannik të bëhet numri një brenda një viti, më së shumti dy” – shtoi Barazzutti. E për t’u bërë numri 1 në botë, tenisti italian do të konkurrojë me lojtarë të tillë si Alcaraz, përveç Xhokoviçit. Për të arritur në trofeun e dytë Davis Cup në historinë e tenisit italian, Sinner mundi Xhokoviçin.

Duke demonstruar se nuk duhet të dorëzohesh kurrë, Siner arrin të fitojë me tenistin serb, duke i hapurr rrugën Italisë për të fituar trofeun. Në finale Italia mundi Australinë 2-0 dhe Davis Cup shkon për kombëtaren italiane. Italia tani ka Janik Siner vetëm 22 vjeç, e që po tregon se mund të konkurrojë denjësisht me elitën e tenisit botëror. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme