De Ligt rrezikon burgun

Probleme për mbrojtësin e Bayernit të Mynihut, Matthijs De Ligt. Ish-lojtari i Juves është nën hetim për mosdhënie ndihme. Sipas asaj që u raportua nga mediat gjermane, më 7 gusht lojtari përplasi Audi Q8 me një makinë tjetër pranë qendrës stërvitore të Bayernit në Mynih, pa u ndalur. Faktet datojnë mëngjesin e së mërkurës, policia tashmë po kryen hetime të mëtejshme për të kuptuar se si kanë ndodhur në të vërtetë gjërat.
Lojtari holandez rrezikon deri në 3 vite burg, pasi një dëshmitar do ta kishte njohur duke kontaktuar policinë. Makina e përplasur nga De Ligt u mor me tërheqje, pasi nuk mund të lëvizte më pas aksidentit.
Për më tepër, Bild kontaktoi me avokatin Marc Wederhake, i cili shpjegoi se çfarë rrezikonte ish-lojtari i Juventusit nëse shpallej fajtor: “Nëse dënohet, rrezikon deri në tre vjet burg ose gjobë. Shpesh, kur dënoheni për krime të tilla, dikush anon drejt një gjobe,” tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




