Debati – Neza: Gjekmarkaj e Dogjani u lanë në këmbë në Kuçovë. Gjikondi: Ata janë kurdisur nga Berisha

Politikë | 3 vite më parë

Pretendimet e dy deputetëve të ‘Rithemelimit’ Agron Gjekamarkaj dhe Asllan Dogjani, që nuk kishin karrige ku të uleshin në ceremoninë e inaugurimit të bazës në Kuçovë, kanë qenë objekt debati mes analistit Sami Neza dhe avokates Brisida Gjikondi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

Sipas Nezës lënia e tyre në këmbë duket si një veprim i qëllimshëm dhe është në vijim të trajtimit të opozitës si e paqenë.

Ndërsa Gjikondi theksoi se kemi të bëjmë vetëm me një situatë të sajuar prej tyre dhe se janë kurdisur nga Berisha për të krijuar skena të tilla edhe në një ceremoni zyrtare shumë të rëndësishme për vendin.

Debati

Neza: Dy deputetë të opozitës kanë denoncuar një incident, pasi protokolli i kanë lënë në këmbë dhe nuk janë ulur gjatë ceremonisë. Gjekmarkaj nuk kishte karrige, Ermonela Felaj po nënkryetare ishte ulur. Dogjani është anëtarë i Komisionit të Sigurisë. Ata protestojnë për këto gjëra, sepse bëhen të pazëshëm, të paqenë. U larguan se nuk i qasën. Janë bërë deklarata dhe nuk ka reagime.

Gjikondi: Të dy janë personazhe tendenciozë. Kanë krijuar qëllimisht atë situatë. Rithemelimi gjen vetëm sebepe. E kanë bërë zakon këtë, viktimizimin. Thjeshtë krijojnë situata, pasi janë një grup që vetëm përpiqen të gjejnë sebepe. ‘Rithemelimi’ krijon situata dhe nuk gjejnë dot rehat me asgjë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme