Dëborë në veri dhe juglindje të vendit, ARRSH: Rrugët të kalueshme, por shoferët të tregojnë kujdes të shtuar

Veriu dhe juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës mbrëmjen e së shtunës. Autoriteti rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se pavarësisht dëborës, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Në Rajonin Verior, në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi-Kuben-Vasije, në Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, por rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Edhe në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë, kryesisht në Qafën e Qarrit, Bobshticë-Dardhë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intensitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme
ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




