Debutim spektakolar i Manolasit, mbrojtësi shënon 5 gola në Greqi

Futboll Bota | 2 vite më parë

Fillimisht rënia nga kategoria me Salernitanën, më pas zërat për një rikthim të bujshëm te Roma si lojtar i lirë dhe në fund pesë gola në debutimin e tij, si qendërsulmues, me skuadrën e re: Pannaxiakos.

Viti 2024 i Kostas Manolas nuk ishte i parëndësishëm, por vendimi përfundimtar i ish-mbrojtësit të Napolit dhe Romës ishte të rikthehej për të veshur fanellën e klubit me të cilin hodhi hapat e parë si futbollist nga viti 2003 dhe 2007, në ishullin Naxos.

Dallimi në nivel midis Manolas dhe pjesës tjetër të ekipit ishte i dukshëm që në fillim dhe debutimi i ri mori shpejt karakteristikat e një sfide epike, pavarësisht se ishte në një pozicion të paprecedentë.

Në vetëm tridhjetë e katër minuta, ish-mbrojtësi i kombëtares greke shënoi pesë gola përpara se të zëvendësohej në një ndeshje që përfundoi 12-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme