Barça, Flick në prag të ndeshjes me Aston Villan: Janë të fortë, Emery një trajner i shkëlqyer

Futboll Bota | 43 minuta më parë

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Aston Villas, e planifikuar për në orën 21:00 në Camp Nou, trajneri i Barçës, Hansi Flick, i hodhi ujë të ftohtë polemikës së vazhdueshme që rrethon Blaugranat pas dy humbjeve të tyre kundër PSG-së dhe Real Madridit. Së fundmi, ai vlerësoi punën e jashtëzakonshme të bërë nga Unai Emery, i cili, pasi fitoi Europa League sezonin e kaluar, është rikthyer në formë të shkëlqyer.

“Duhet të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Ne dhamë gjithçka (kundër PSG-së dhe Real Madridit) dhe nuk ka justifikime. Rezultatet janë të ndryshme, por niveli ynë mbetet i njëjtë. Ne kemi aftësinë për të arritur qëllimet tona dhe mund të bëjmë histori. Nëse do të isha në vendin tuaj, do të flisja edhe për humbjet dhe dobësitë tona. Është e natyrshme”.

“Do të luajmë kundër një skuadre fantastike, e cila është në një moment të shkëlqyer. Nicolas Jackson është në një formë të jashtëzakonshme. Emery është një nga trajnerët më të mirë në Evropë dhe ka një ide të qartë se si të luajë në sulm dhe mbrojtje, dhe unë e vlerësoj shumë mënyrën se si e bën këtë. Është Liga e Kampionëve dhe çdo ndeshje është e veçantë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme