Dedaj: Çështja Balluku është politike. Rama i doli përballë SPAK-ut

Aktualitet | 8 muaj më parë

Analisti Reldar Dedaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se çështja e Belinda Ballukut është politike.

Duke folur për mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Dedaj tha se sjellja e kryeministrit Edi Rama e çoi debatin politik aty ku duhet të jetë.

“Duke folur me argumente, është e vetmja dosje që çuditërisht nuk ka asnjë informacion. Nëse në të gjitha rastet ne i kemi pasur dosjet në telefona, në këtë dosje nuk ekziston asnjë lloj informacioni.

Kush e ka lexuar, a ka ndonjë informacion le të na thotë por me sa di unë asnjë nga gazetarët apo grupe gazetarësh të ketë një informacion të detajuar.

Këtu dua të dal të një lloj poshtërsie që bëjnë institucionet publike në vend; dezinformim total.

Ne duhet t’ia njohim Ramës aty ku ka të drejtë. Sjellja e Ramës e çoi debatin politik aty ku duhet të jetë”, tha Dedaj.  

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama i doli me fytyrë në betejën e tij duke e kufizuar “SPAK-un për t’i futur duart te qeverisja.”

“I doli me fytyrë në betejën që kryeministri duhet të bënte me strukturën e posaçme siç është SPAK-u.

Beteja është kjo që ndodhi sot. Nuk e dha imunitetin e Ballukut, për mua me të drejtë sepse çështja është politike.

Deri në këto momente që flasim është politike. Beteja e Edi Ramës është që e kufizoi SPAK-un për t’i futur duart te qeverisja”, tha më tej Dedaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme