Dedaj: Ndërkombëtarët e kanë prodhuar dhe pranuar këtë krizë në Shqipëri
Gazetari Reldar Dedaj, në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, deklaroi se kriza politike në Shqipëri është prodhuar dhe pranuar edhe nga faktori ndërkombëtar, kryesisht për shkak të raportit që ata kanë me Sali Berisha dhe Partinë Demokratike e Shqipërisë.
Sipas Dedajt, sistemi politik dhe kodi elektoral në Shqipëri e përqendrojnë pushtetin tek kryetarët e partive, duke i bërë ata figurat kryesore të vendimmarrjes politike.
Ai theksoi se vetëm katër deputetë të PD-së kanë dalë nga listat e hapura dhe janë votuar drejtpërdrejt nga qytetarët, çka sipas tij tregon dominimin e kryetarit mbi strukturën politike.
“Kriza që ka mbërthyer Shqipërinë realisht është krizë e ndërkombëtarëve. Nëse do të shohim raportin me partinë demokratike dhe veçanërisht me drejtuesin e PD-së, ata refuzojnë ta njohin si realitet politik. Kodi elektoral e vendos në qendër të gjithë jetës politike e vendos kryetarët e partive, nuk janë deputetët aktorët, dhe njerëzit që e bëjnë politik. Në thelb vetëm 4 deputet ka PD që kanë dal nga listat e hapura dhe që janë votuar drejtpërdrejtë nga qytetarët. Personi i cili orienton, i krijon dhe i shpërndan vizionin dhe opinionet brenda PD-së është kryetari i saj. Mos njohja e Berishës nga ndërkombëtarët e detyron PD-në të futet në një lloj autizmi politik duke refuzuar komunikimin me pjesën tjetër të shoqërisë. Ky bunkerizim i PD-së e detyron këtë forcë politike të devijoj nga linja që duhet të ketë forca numër dy në Shqipëri”, u shpreh Dedaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



